Telegrafi

“Mos shkoni në këto vende të luani, pasi nuk ju paguajnë” – FIFPRO paralajmëron lojtarët për vendet si Kina, Turqia, Greqia dhe Rumania

Sindikata e lojtarëve profesionist FIFPRO ka paralajmëruar futbollistët për rreziqet e nënshkrimit me klubet në Kinë, Turqi, Greqi dhe disa vende të tjera këtë verë për shkak të ‘shkeljeve sistematike dhe të përhapura të kontratave’.

Federata e futbollit të Kinës tha në prill se klubet që nuk arritën të shlyenin të gjitha pagat e papaguara deri më 31 dhjetor do të bien nga kategoria ose do të përjashtohen, me Chongqing Liangjiang Athletic skuadrën e fundit që ka rënë për shkak të borxheve në rritje.

Lojtarët e Chongqing kishin ndarë një letër të hapur në rrjetet sociale në maj duke thënë se nuk ishin paguar.

FIFPRO tha se mospagesa e pagave ishte gjithashtu një problem i përsëritur për lojtarët në Algjeri, Arabinë Saudite, Rumani dhe Turqi, ndërsa klubet e kategorisë së dytë në Greqi shpesh ndërpresin funksionimin pa respektuar borxhet.

Hulumtimi i publikuar nga sindikata e lojtarëve të Greqisë (PSAP) në dhjetor tregoi se klubet në vend u detyroheshin më shumë se 25 milionë euro paga të papaguara lojtarëve. /Telegrafi/