Një përballje e tensionuar ndodhi sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” mes banoreve Gerta dhe Egli, duke sjellë një nga debatet më të ashpra deri më tani.
Shkëndijat filluan pas një deklarate të Gertës, e cila akuzoi Eglin për mosmirënjohje ndaj banorëve dhe për përdorimin e situatave personale në lojë.
Sipas Gertës, banorët janë treguar të kujdesshëm dhe tërhequr pas një episodi të mëparshëm të atakut të panikut që Egli kishte përjetuar. Por kjo nuk u mirëprit nga Egli, e cila e kundërshtoi fort, duke e konsideruar veten më të fortë dhe duke deklaruar se e ka kaluar këtë situatë.
Në një moment të nxehtë, Egli iu drejtua Gertës me ton të lartë: “Mos u tërhiq, se e kam kaluar atakun e panikut. Jam gati të shtyp këdo, jam më e fortë se kurrë!”.
Nga ana tjetër, Gerta mbrojti qëndrimin e saj, duke thënë: “Për atakun e panikut që ke pasur, të gjithë jemi tërhequr dhe jemi treguar të sjellshëm. Çfarë bëre ti? Na hodhe poshtë, je mosmirënjohëse”.
Tensionet u rritën kur Egli e akuzoi Gertën për ndërhyrje të panevojshme dhe për thënie të papërgjegjshme, ndërsa Gerta e quajti Eglin hipokrite dhe të pandershme në lojë.
“Ti je njeriu më i ulët që kam patur përballë,” tha Egli, duke shtuar se Gerta duhet të mbajë përgjegjësi për fjalët e saj.
Ndërkohë, Gerta u përpoq të theksonte se qëllimi i saj ishte vetëm të tregonte mbështetjen që banorët i kishin ofruar Eglit, duke shtuar se kjo mbështetje ishte keqinterpretuar dhe përdorur kundër tyre. /Telegrafi/