Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimosa Kusari-Lila ka komentuar mos-përfshirjen e Kosovës në rendin e ditës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.
Kusari-Lila në konferencën për media deklaroi se Kosova ka përjetuar padrejtësi shpesh-herë nga Bashkimi Evropian, dhe se një padrejtësi u bë edhe me mos-përfshijen e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, transmeton Telegrafi.
“Kosova ka përjetuar padrejtësi të natyrave të ndryshme që kanë ardhur nga Bashkimi Evropian. Ka qenë shumë e qartë se çfarë është kërkuar nga Kosova, dhe standardi ndryshojë… Kosova mbetet e përkushtuar në zbatimin të gjitha të drejtave të komunitetit dhe për integrim plotë”, tha Kusari-Lila.
Ajo gjithashtu ka pohuar se është thellësisht e zhgënjyer pas këtij zhvillimi.
Ndryshe, Kosova nuk hyri në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, pavarësisht se në muajin prill Asambleja Parlamentare kishte rekomanduar fuqishëm anëtarësimin.
Gjermania, Franca dhe Italia kushtëzuan anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me “hapa konkret” për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./Telegrafi/