Telegrafi

“Mos na lë me 10 lojtarë në fushë”, yjet e Real Madridit i dërgojnë një mesazh Viniciusit

“Mos na lë me 10 lojtarë në fushë”, është mesazhi i lojtarëve të Real Madridit për yllin brazilian Vinicius Jr, sipas sulmuesit spanjoll Joselu.

Joselu lavdëroi Vinicius për personalitetin e tij jashtë fushës, por pranoi se braziliani mund të jetë pak nervoz kur luan për Real Madridin.

“Vini është një djalë i veçantë. Brenda dhomës së zhveshjes, ai është shumë i përulur, i buzëqeshur. Ai më ka trajtuar mua shumë, shumë mirë që nga dita e parë”, ka thënë Joselu fillimisht.

“Brenda fushës, ai transformohet paksa, por mendoj se është për shkak të diferencës që ai duhet të vendosë ndeshjet. Ai ëshë shumë vendimtar, shumë i mirë, njëri nga lojtarët më të mirë në botë, dhe kjo mendoj se i shqetëson rivalët”.

“Është e qartë se ka gjeste për të cilat ai mund të përmirësohet, por ai është shumë i ri dhe ne të gjithë po e mbështesim atë. Do të ketë kohëra kur ai duhet të vendosë se si të ballafaqohet më këto probleme, por ai është një djalosh spektakolar”, është shprehur Joselu.

Lexo po ashtu Ancelotti paralajmëron Viniciusin pas polemikave: Tifozët e Osasunës ishin korrekt

“Në dhomën e zhveshjes ne kemi shumë dashuri për të”, përfundoi ai.

Vinicius Jr do të humbasë ndeshjen e parë të Real Madridit pas pushimit me kombëtare ndaj Athletic Bilbaos, për shkak të akumulimit të kartonëve të verdhë./Telegrafi/