Telegrafi

“Mos na bëhet xheloz Bardhi” – Sara përqafohet me ishi-n e saj

Banori i ri Silvi, ishte shumë i afërt me Sarën në oborrin e shtëpisë, teksa edhe po zhvillonin një bisedë.

Silvi në bisedë e sipër shprehet që dëshiron ta ketë Sarën në shtëpi, pasi Sara është në televotim këtë javë.

Sara duket që i pëlqejnë këto fjalë dhe teksa i buzëqesh në shenjë mirënjohjeje, kërkon nga Silvi që të përqafohen, duke i thënë “hug, hug” (përqafim).

Foto: Big Brother Vip Albania/Instagram

Silvi nuk ngurron të thumbojë duke i thënë se mos ka mundësi të bëhet Bardhi xheloz.

Ndërsa Sara me vendosmëri thotë që ta përqafojë sepse Bardhi nuk e ka problem.

Sara më tutje shprehet: “Unë jam njeri që gjithmonë e kam derën e hapur, unë ndoshta nuk vij e para, por nuk të pres me këmbët e para, kur ti vjen.” /Telegrafi/