Jam vetë Ermal Mamaqi që po e shkruaj këtë.
Dua të të jap një mesazh.
Sa herë e ke dëgjuar të t’a thonë fjalinë “Mos lër nam të shkosh tek Trajnimet e Ermal Mamaqit!” ose “E ça do bësh aty? Ça do mësosh????”
Me siguri e dëgjon gjithmonë, sa herë bie biseda te trajnimet e mia.
Nuk u vë faj njerëzve sepse e di që fatkeqësisht shumë nga ne janë mësuar të rrinë gjithë ditën në kafe, të ankohen, të mendojnë negativisht dhe të mos e marrin jetën e vet në kontroll…
Por unë besoj se TI JE NDRYSHE.
E di që ti mendon çdo ditë për suksesin, për arritjet, Ti ke qëllime dhe je i vendosur të bësh veten dhe familjen krenare….
Ndoshta ajo që të duhet tani është që të marrësh disa sekrete që do të të ndihmojnë në rrugën tënde, dhe të motivohesh që të ecësh më fort, më i vendosur!
Prandaj dua të të ftoj në eventin “I love my Business” në datat 28 dhe 29 Prill në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Janë 2 ditë në të cilat do të argëtohesh, do kërcesh, do qeshësh, do qash, do përjetosh një sërë emocionesh dhe do marrësh shumë vlerë.
Është një eksperiencë që do të të mbetet gjatë në mendje.
Shiko këtë video që të prekësh pak nga dy ditët e trajnimit:
Të pres,
Ermal Mamaqi