Ndonjëherë, të pavetëdijshëm për këtë, shumë prindër bëjnë punët e shtëpisë nëpër shtëpi dhe harrojnë se edhe fëmijët duhet të marrin pjesë në to
Ne mendojmë se gjërat janë shumë të vogla për të mos ditur t’i bëjmë mirë, se do të duhet kohë ose se do t’i lërë edhe më keq kur të mbarojnë se sa përpara se të fillonin.
Por duhet të dini se nuk është kurrë herët për t’u dhënë fëmijëve tuaj ndjenjën e familjes dhe përgjegjësisë, me të vërtetë, ata kanë nevojë për të.
Një punë për çdo moshë, që fëmijët të qëndrojnë të angazhuar në shtëpi
Me fëmijët nuk do abuzuar e nuk do u do dhënë më shumë përgjegjësi nga ç`duhet e nga ç`mund të mbajnë. Ama fëmijët duhen vënë edhe në punë. Duhet të nisë që herët angazhimi i tyre në punë të vogla, por përshtatur me moshën.
2-5 vjeç mund të sistemojë fare mirë. Në këtë fazë duhet të mësojë pasojën e rrëmujës dhe të vendosë vetë rregullin, të paktën në dhomën e tij dhe me lodrat e tij. Duhet të dijë që nëse do ta zbrazë kutinë e lodrave, atëherë pasi të mbarojë së luajturi duhet t`i rifutë në kuti. Pastaj mund të vazhdojë me sistemin e tavolinës kur mbaron së ngrëni apo të shtratit.
6-7 vjeç duhet të mësojë të ndihmojë dhe të jetë pjesë e grupit. Në këtë moshë, fëmijët janë në gjendje të ndihmojnë më shumë nëpër shtëpi. Kjo është një kohë e mirë për t`i mësuar rëndësinë e punës në ekip dhe për të ndihmuar të tjerët: fëmijët mund t’ju ndihmojnë në gatim, shtrimin e tryezës, bërjen e listës së ushqimeve dhe mbajtjen e qeseve të vogla nga dyqani. Kujdesi për një kafshë shtëpiake jo vetëm që i mëson të ndihmojnë por është edhe argëtim.
8-9 vjeç duhet të mësojë që gjithçka ka vendin e vet. Ndërsa fëmijët rriten, ata mund të marrin më shumë përgjegjësi për veten e tyre, si për shembull menaxhimi i gjërave të tyre. Në këtë mënyrë, fëmija mëson të jetë i qëndrueshëm dhe si ta mbajë të rregullt hapësirën e tij të jetesës. Punë të sugjeruara: organizimi i gjërave të tyre, palosja e rrobave, shtrimi dhe ngritja e tryezës.
10-11 vjeç duhet të bëhet më i pavarur. Koha për detyra më të mëdha! Paketimi i bukës me vete ose përgatitja e mëngjesit para shkollës janë punë që duhen mësuar. Kjo do t’i ndihmojë me aftësitë e tyre për menaxhimin e kohës dhe zgjidhjen e problemeve.
12-15, mësimi i vendosjes së prioriteteve. Për adoleshentët, punët mund të ndihmojnë në ndërtimin e vetëvlerësimit. Punët e sugjeruara: larja e makinës, puna në oborr, pastrimi, kositja e lëndinës, ndërrimi i çarçafëve, hekurosja dhe larja e xhamave. /Telegrafi/