Një grup të rinjsh anëtarë të “Klubi i Patriotëve të Rinj të PDIU-së” po zhvillojnë një protestë para Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Tiranë, raporton Ora News.
Protesta e të rinjve të PDIU-së zhvillohet në mbështetje të shqiptarëve në Maqedoni. Presidenti maqedonas Ivanov nuk pranoi të mandatonte liderin e LSDM-së, Zoran Zaev të formonte qeverinë për shkak të marrëveshjes së tij me partitë shqiptare në Maqedoni. Në pankarta shkruhet edhe : “Mos kini frikë nga gjuha e Nënë Terezës”. /Telegrafi/