Nëse e keni gjetur veten në një situatë ku duheshit të shtrydhni një shishe me gjithë fuqinë tuaj, vetëm për të dalë një pikë e vogël, ekziston një truk për ju.
Dhe çfarë është më e mira: një influenncere e vuri në testim këtë truk të zgjuar duke dëshmuar se në të vërtetë funksionon, shkruan Express.co.uk.
Megjithatë, e ka një dobësi të vogël pasi paketimi duhet të pritet me gërshërë.
“Mos e hidhni produktin tuaj harxhuar, provoni këtë truk dhe këtë e testova me madhësi të ndryshme shishesh dhe rezultati ishte shumë i lezetshëm për t’u parë”, shkroi influencerja në Instagram.
Nëse keni ndonjë produkt të cilin e keni gati për t’u harxhuar, por nuk mund ta nxirrni substancën e mbetur atëherë shikojeni këtë video.
Kjo metodë do të ju ndihmojë ta “shteroni” të gjithë shishen. /Telegrafi/