Bastian Schweinsteiger me të vërtetë ka rilindur në qytetin amerikan të Chicagos.
Pas stërvitjeve me skuadrën e Chicago Fires, ish-reprezentuesi gjerman ka hyrë në zhveshtore dhe ka marr telefonin e bashkëlojtarit argjentinas, Lucho Solignac.
Me këtë rast ai i la një video-xhirim në telefonin duke u tallur me lojtarin, transmeton Telegrafi.
“Argjentina është zero … Gjermania është numër 1”, kishte thënë Schweini dhe kur 26-vjeçari e pa video xhirimin, të njëjtin e ka bërë publik përmes rrjeteve sociale me komentin “Kjo ndodh nëse e lëni telefonin tuaj të hapur dhe e merr nën kontroll shoku juaj gjerman”.
Ndryshe, 32-gjerman gjatë afatit kalimtar dimëror kaloi në radhët e skuadrës amerikane si transfero i lirë nga Manchester United. /Telegrafi/
https://twitter.com/LuchoSoli/status/856981314007965696