Një influencere në TikTok ka treguar një truk të veçantë për transformimin e bluzës së gjatë që do të ndryshojë tërësisht ‘ouftitin’ tuaj.
Bluzat me mëngë të gjata janë pjesë e përditshmërisë tonë kur duam ta kombinojmë me pantallonat ose fundet tona të preferuara.
Por, ekziston një mënyrë se si mund ta shkurtoni bluzën, pa e prerë me gërshërë dhe pa e qepur.
Krejt çfarë duhet të bëni sipas influenceres është që të palosni pjesën e përparme e më pas ta grumbulloni pjesën e pasme të bluzës dhe ta lidhni me një llastik flokësh.
Pjesën e lidhur me llastik kthejeni në pjesën e kundërt dhe do të shihni rezultatin.
Kjo mënyrë i jep një pamje krejt tjetër veshjes tonë dhe padyshim do të dukeni më bukur. /Telegrafi/