Site icon Telegrafi

Mos e stresoni një grua shtatzënë, këto janë pesë gjërat e dëmshme që mund t’i ndodhin bebes

Pregnant couple having problems at home. Mum is crying on the sofa, dad is stood behing with his head in his hands.

Nuk mund ta mohojmë se stresi është një pjesë normale e jetës sonë të përditshme dhe periudha e shtatzënisë nuk bën përjashtim

Shkencëtarët thonë se kjo mund të ndikojë në inteligjencën dhe zhvillimin e fëmijës së ardhshëm dhe shkakton probleme të tjera më vonë në jetë. A është ky stres i dëmshëm dhe mund të ndikojë tek fetusi? Le ta zbulojmë.

Bright Side na ndihmon për të kuptuar se cilat probleme mund të shkaktojë stresi gjatë shtatzënisë:

Stresi mund të shkaktojë lindje të parakohshme dhe peshë të ulët të bebit

Mirëqenia e fëmijës së ardhshëm është shqetësimi që shoqëron çdo nënë në pritje dhe këto shqetësime mund të shndërrohen në stres të vërtetë. Në mënyrë paradoksale, gjëja e parë që duhet të bëni për të pasur një fëmijë të shëndetshëm është të qetësoheni.

Ann Borders, një obstetër-gjinekolog në spitalin e Evanston, thotë se pamundësia për të përballuar situatat e vështira kontribuon në lindjen e parakohshme dhe në peshën e ulët të bebit.

Gjëja e çuditshme është që është tremujori i parë që ka më shumë rëndësi. Ne menduam se për të parandaluar lindjen e parakohshme, nënat shtatzëna duhet të ‘shmangen’ kryesisht gjatë tremujorit të fundit. Në realitet, është krejt e kundërta. Lindja e parakohshme provokohet nga rritja e stresit gjatë javëve të para të shtatzënisë.

Ndikon në inteligjencën e fëmijës

Shkencëtarët kanë gjetur se nivelet e larta të kortizolit mund të ulin IQ-në e fëmijës. Normalisht, placenta prodhon enzima që thyejnë kortizol, por nuk mund ta përballojë mjaftueshëm nëse stresi është tepër intensiv ose shumë i zgjatur. Ata gjithashtu kanë konfirmuar se stresi i përjetuar gjatë shtatzënisë mund të ketë një ndikim në zhvillimin e trurit të foshnjës.

Në veçanti, një studim i kryer nga një ekip i Universitetit Shtetëror Wayne zbuloi se stresi i nënës ndikon lidhjen e trurit dhe organizimin e sistemeve funksionale nervore, duke e bërë atë më pak efikas.

Këto teknologji të reja kanë lejuar studiuesit të kuptojnë se truri ynë nuk zhvillohet nga sistemi më i thjeshtë në sistemet më të komplikuara. Rezulton se “cerebellum”, qendra stres-përgjigje është një nga gjërat e para për t’u zhvilluar, duke e bërë fetusin të ndjeshëm ndaj stresit të nënës që nga fillimi.

Provokon probleme me gjumin

Çuditërisht, gjendja e nënës ndikon jo vetëm në zhvillimin e fetusit, por gjithashtu edhe tek gjumi i tij, shkruan Class. Një studim i vitit 2007 zbuloi se stresi i nënës në pritje ndikon në kohën e gjumit të foshnjës.

Shkencëtarët ekzaminuan bebet e moshës 6, 18 dhe 30 muajshe, duke matur kohën e tyre të fjetjes dhe sa shpesh zgjohen gjatë natës. Rezulton se fëmijët, nënat e të cilëve përjetuan ankth gjatë periudhës së shtatzënisë kishin probleme me gjumin në 18 dhe 30 muaj. Kjo ndodh për shkak të kortizolit që kalon përmes placentës dhe ndikon në zonën e trurit që është përgjegjëse për ritmin cirkadik të foshnjës.

Stresi gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë probleme me shëndetin e fëmijës

Një studim i vitit 2011 ka konfirmuar se stresi i nënës ndikon në shëndetin e fëmijës në përgjithësi. Rezultatet treguan një rrezik më të lartë të një infeksioni të hershëm dhe çrregullimeve mendore tek fëmijët që vuanin nga stresi në mitër.

Ka edhe probleme të tjera, si syri, veshët, sëmundjet e frymëmarrjes, të lëkurës, muskulo-skeletore, qarkullimin e gjakut etj. Ajo gjithashtu mund të kontribuojnë në zhvillimin e alergjive dhe astmës së fëmijës.

Ngre nivelin e frikës dhe të ankthit tek fëmija

Dr. Elysia Davis nga Universiteti i Denver thotë se një nivel i lartë i kortizolit në një grua shtatzënë e bën një fëmijë më të prirur për të ndier stresin në të ardhmen. Kjo shfaqet pothuajse menjëherë kur bebi i porsalindur nxirret nga spitali.

Këto foshnje tregojnë një përgjigje më intensive stresi. Si fëmijët e vegjël, ata përjetojnë frikë kur ekspozohen ndaj sfidave të thjeshta si duke parë një të huaj që hyn në një dhomë. Nënat gjithashtu vunë re se këta fëmijë tregojnë një nivel më të lartë ankthi në moshën parashkollore dhe shkollore dhe kanë më shumë frikë të shkojnë në shkollë. /Telegrafi/

Exit mobile version