Site icon Telegrafi

“Mos e provoni këtë në shtëpi”, Bebe Rexha tenton të zgjerojë vrimën e veshit ndërsa pëson dhimbje gjatë realizimit të videos

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, duke mos hezituar të tregohet sa më e hapur me fansat e saj.

Së fundmi, 31-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj në InstaStory disa video rresht, ku tregonte mënyrën se si po përpiqej në kushte shtëpi të zgjeronte një nga vrimat në veshin e saj.

Lexo po ashtu Me vallëzim provokues në TikTok, Bebe Rexha ngacmon imagjinatën e fansave duke shfaqur format e bujshme trupore

Ajo kishte probleme me vathët, pasi në një kohë të gjatë të mos vendosjes së tyre, vrima ka filluar të zgjerohet, teksa në video shqiptarja ka treguar se si po mundohet ta zgjerojë atë me akull, limon dhe një hekur të nxehtë.

 

“Mos e provoni këtë në shtëpi”, thotë ndër të tjerash Bebe Rexha teksa vazhdon të përpiqet për të hapur sa më shumë vrimën e veshit.

Ajo më pas i pyeti fansat nëse mendonin se “është e çmendur” për këtë që po bënte, por duke qenë një tip shumë sportiv, Rexha nuk heziton që të ndajë me ndjekësit edhe momente të tilla nga jeta e përditshme.

Për sa i përket muzikës, ajo është në përfundim e sipër të një projekti të ri muzikor i cili titullohet “Sabotage”, dhe do të jetë i gatshëm shumë shpejt për fansat. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram
Exit mobile version