Këngëtari nga Gjilani, Agon Latifi, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
“Mos e nal” titullohet kënga e tij e re, e cila është rimtike verore dhe shumë e pëlqyeshme për veshin e publikut.
Muzika dhe teksti i janë besuar artistit Uki Latifi, i njohur si SoulKid.
Kënga është publikuar në YouTube edhe me klip, të cilin këngëtari ia ka besuar regjisorit Flamur Thaqi.
Agon Latifi është një emër i ri i skenës, i cili është mjaft i pëlqyer nga të rinjtë për zhanrin të cilin ai e kultivon.
Në muajt në vazhdim, ai pritet të prezantojë për fansat edhe projekte të reja. /Telegrafi/