Telegrafi

“Mos e kanë dhënë Mitrovicën e Veriut”, Lumbardhi dhe çifti të shqetësuar pasi nuk e kuptojnë çfarë nënkupton RMV në shishe

Lumbardhi dhe çifti Adri dhe Iliriana e kanë kaluar pasditen në dhomën  makijazhit.

Në një moment, modeli dhe ish-futbollisti Lumbardh Salihu shprehu shqetësimin e tij për akronimin RMV në shishe plastike të ujit.

RMV që nënkupton Republikën e Maqedonisë së Veriut, e bënte atë të dyshonte se mos këto tri shkronja kishin të bënin me rajonin verior të Kosovës.

Lexo po ashtu Njiheshin para se të hynin në BBVK - Gani Gërmia ka qenë pjesëmarrës në klipin e Adrit dhe Ilirianës

“Po shkruan RMV në shishe, mos do të thotë kjo Republika e Mitrovicës së Veriut, mos e kemi dhënë veriun”, tha Lumbardhi, teksa e frikësuar mbeti edhe Iliriana.

E mbasi ishte shqetësuar shumë ai kishte kërkuar një sqarim në dhomën  e rrëfimit.

Lexo po ashtu Debat i ulët dhe vulgar në BBVK, Linda akuzon Bucin se bëri gjestin e pahijshëm para fytyrës së saj: A jua bën këtë edhe femrave të familjes?

Megjithatë, Adri në fund ia qëlloi që bëhet fjalë për shtetin fqinjë dhe jo për ndonjë gjë tjetër. /Telegrafi/