Dua Lipa e ka interpretuar këngën “Levitating” në ceremoninë e ‘American Music Awards 2020’ që u zhvillua të dielën mbrëma.
Dhe ashtu sikurse titulli i këngës, ajo është ngritur në ajër gjatë performancës së transmetuar nga Londra.
Shqiptarja e famshme ishte në garë për dy çmime, atë të artistes së preferuar dhe për këngën e preferuar, që të dyja në zhanrin pop/rok.
https://twitter.com/opinion8dmecom/status/1330702020706250752
25-vjeçarja arriti ta fitonte njërin prej çmimeve, gjegjësisht kënga e saj, “Don’t Start Now”, u shpall kënga më e preferuar në zhanrin pop/rok.
Kujtojmë që në muajin mars, Dua solli albumin “Future Nostalgia” që ka rezultuar jashtëzakonisht i suksesshëm, ndërsa së fundmi e ka lansuar bashkëpunimin me Miley Cyrus, “Prisoner”. /Telegrafi/