Reperi i ri i estradës, Gunzey, ka prezantuar së fundmi për publikun projektin e tij të ri muzikor.
“Morocco” mban titullin kënga e tij, e cila është ritmike dhe hip-hop.
Kënga dhe incizimi janë realizuar nga Dual Vox Studio, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Gunzey.
Klipi i këngës është shumë i veçantë, duke sjell një frymë marokene ashtu siç e thotë edhe vet titulli i këngës.
Ana vizuale i është besuar produksionit Creative Video.
Gunzey është një emër i ri i skenës, i cili premton shumë marrë parasysh që kënga e tij e parë është pritur mirë nga audienca. /Telegrafi/