Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, përkundër izolimit nuk po qëndron e heshut pa shkaktuar zhurmë në media.
Së fundmi ajo u përfol shumë për këngën dhe klipin e saj më të ri “F*ck your location”, që erdhi si një ‘diss’ për të gjithë ata që u tallën me të muaj më parë lidhur me publikimin e disa audioincizimeve të famshme, ku protagoniste ishte vet modelja.
Morena ndërkohë po vazhdon të promovojë këngën e saj të re vazhdimisht në rrjetet sociale, duke publikuar fotografi apo sekuenca nga klipi.
Së fundmi, Taraku publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi me bikini, ku shfaqte linjat e saj atraktive pranë pishinës luksoze në shtëpinë e saj.
Kjo fotografi është realizuar gjatë xhirimeve të klipit të ri, në të cilin nuk ka hezituar që të shfaqet mjaft e ekspozuar dhe provokuese.
“Qëndroni në shtëpi dhe dëgjoni ‘F*ck your location'”, shkroi Morena në mbishkrimin e këtij imazhi.
Ajo përndryshe po qëndron e karantinuar në shtëpinë e saj në Stamboll të Turqisë dhe siç është shprehur vet modelja, nuk ka mundur ende të takohet me familjarët e saj. /Telegrafi/