Telegrafi

Morina: Prishtina na mposhti me një rast

Gjilani ka zhvilluar një ndeshje mjaftë të mirë përballë Prishtinës.

Por mysafirët në fund u mposhtën duke pranuar një gol tre minuta para fundit të ndeshjes.

Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina ka mbetur i zhgënjyer në fund me rezultatin përfundimtar.

Sipas tij Gjilani ka merituar më shumë dhe se Prishtina triumfoi vetëm me një rast.

“Kemi krijuar shumë raste të mira shënimi por nuk ia dolëm. Prishtina me një rast na shënoi gol”, deklaroi Morina.

“Po çuditëm sa pak futbollistë prishtinas ka në bankën e Prishtinës”.

“Ata sot kishin një presion të pakuptimtë për fitore. Gjithsesi titullin ia kemi lënë tjetër kujt këtë herë dhe do t’ia urojmë në fund kushdo që e merr”, deklaroi Morina. /Telegrafi/