Telegrafi

Morina nuk mund të luajë por ka një mesazh për bashkëlojtarët: Fanella e Kosovës nuk krahasohet me asgjë në botë

(Foto: basketbolli.com)

Një nga mungesat e mëdha për Kosovën në ndeshjet kundër Sllovakisë dhe Islandës është Gëzim Morina.

Basketbollisti, i cili gjithmonë ka dhënë maksimumin për Dardanët, ju ka drejtuar bashkëlojtarëve me një mesazh të qartë.

“Ndjenja që ne si basketbollistë e përjetojmë kur veshim fanellën e shtetit tonë Kosovës, nuk krahasohet me asgjë në botë”.

Lexo po ashtu Dita e ndeshjes, Kosova luan kundër Sllovakisë në Bratislavë

“Duke ndjerë keqardhje që nuk jam aty të ju ndihmoj shokëve të mi, ju dëshiroj shumë fat në këto dy ndeshje dhe si gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, uroj që të ktheheni në Kosovë me dy fitore. Përpara djem!”, ishte mesazhi i Morinës.

Kosova sonte do të përballet me Sllovakinë nga ora 19:00, kurse më 28 nëntor nga ora 16:00 me Islandën.

Ndeshjet janë të vlefshme për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2023, ku Kosova është lidere me katër pikë, Sllovakia dhe Islanda kanë nga tri dhe Luksemburgu dy.