Telegrafi

Morina: Krijuam shumë por nuk realizuam

Gjilani nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim pa gola 0-0 ndaj Flamurtarit.

Vendasit krijuan shumë raste shënimi por nuk arritën ta dërgonin topin në rrjetë për të marrë tri pikët.

E trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina tha se është i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij në këtë takim.

“Mungesat janë pjesë përbërëse të futbollit. Kishim mundësitë tona për të realizuar, djemve askush nuk mundet me gisht me ju bo, pasi që luftuan, luajtën, krijuan, por nuk realizuan”, tha Morina pas ndeshjes.

“I humbëm dy pikë në momentin kur nuk e kemi pritur fare, me gjithë ato raste të krijuara”

 

Trajneri prishtinas i Gjilanit foli edhe për gjendjen e vështirë të fushës në stadiumin e qytetit.

“Fusha është prishur moti, na nuk jemi fajtor. Mirëpo fusha më shumë i shkon përshtati skuadrës që mbrohet. Ndoshta po të ishte akorduar një penalti për neve do kishte qenë ndeshja ndryshe”.

“Qysh kemi filluar kampionatin do të vazhdojmë deri në fund. Presidenti nuk ka kërkuar për të fituar kupën dhe kampionatin. Madje ai është i kënaqur me atë se çfarë po tregojnë djemtë”, përfundoi Morina. /Telegrafi/