Arbëria ka vazhduar me rezultate pozitive, derisa në kuadër të xhiros së katërt ka marr një pikë ndaj Feronikelit pas barazimit 0-0.
Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, ka mbetur i kënaqur nga angazhimi i futbollistëve të tij dhe mendon se ky është pikërisht çelësi i këtij suksesi.
“Jam shumë i kënaqur me atë se çfarë po tregojnë djemtë nga dita e parë dhe nga ndeshja në ndeshje”.
“Për shumicën e këtyre djemve është një eksperiencë e re dhe të gjitha përgëzimet, apo urime shkojnë për ta. Ne kemi ndërtuar një skuadër kompetitive dhe këta djem e kanë treguar deri më tani me seriozitet në angazhim dhe punë”, ka thënë fillimisht Morina.
Arbëria në javën e ardhshëm i shkon Gjilanit, kur trajneri që ka punuar më parë në këtë klub është ndalur të flas këtë ndeshje tejet të vështirë sipas tij.
“Një ndeshje e radhës ndaj një super super ekipi të përforcuar. Gjilani është një skuadër shumë e fortë, por ne do të vazhdojmë në këtë rrugë”, ka thënë Morina në Art Sport.
Skuadra e promovuar këtë sezon në Superligë, vazhdon të mbetet e pamposhtur edhe pas katër xhiros, duke kryesuar me tetë pikë. /Telegrafi/