Gjilani arriti një pikë të rëndësishme si mysafire e Dritës në derbin e qytetit.
Bardh e kuqtë ishin në epërsi falë golit nga Betim Haxhimusa, por në fund Drita barazoi gjithçka për 1-1.
Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina ka deklaruar se është i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.
Por sipas teknikut prishtinas Gjilani ka merituar më shumë edhe pse barazimi është i pranueshëm.
“Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të mijë por jo edhe me rezultatin pasi kemi mundur ta fitojmë gjithë takimin”.
“Të luash në derbi pa pesë futbollistë është madhështore dhe ne arritëm të bëjmë një lojë të mirë”, deklaroi Morina.
Gjilani pas shtatë ndeshjeve zë pozitën e pestë në tabelë me 11 pikë të tubuara sa ka edhe Drita. /Telegrafi/