Site icon Telegrafi

Morina: Jam i zhgënjyer me lojën, vetëm Shaqiri dha maksimumin

Gjilani ka vazhduar me barazime deri sa këtë javë u përballë me Besën.

Dy skuadrat bardh e kuqe ndanë nga një pikë në ndeshjen që u zhvillua në Pejë ku rezultati përfundimtar ishte 0-0.

Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina ka shpërthyer pas këtij barazimi, duke thënë se është i pakënaqur me paraqitjen e mesfushorëve.

Prishtinasi ka dalluar nga pjesa tjetër e skuadrës vetëm mesfushorin fantastik, Filonit Shaqiri.

“Jam shumë i prekur dhe i zhgënjyer nga kjo paraqitje e futbollistëve”, tha Morina.

“Mesfusha ishte totalisht inekzistente përpos Filonit Shaqirit që dha maksimumin. Kjo është shqetësuese”.

Filonit Shaqiri ishte futbollisti më i mirë i Gjilanit në ndeshjen ndaj Besës

“Me lojën e sotme nuk guxon të jetë i kënaqur asnjë prej shtabit tim jo vetëm unë. Duhet t’i shikojmë dhe t’i bisedojmë në shtëpinë tonë disa gjëra që s’po na pëlqejnë”.

“Nuk është në filozofinë time të kërkojë barazime, ne duam të luajmë në sulm dhe të shënojmë gola, por po përballemi me problematika të ndryshme”, përfundoi Morina.

Ky ishte barazimi i tetë i Gjilanit këtë edicion derisa ka shënuar edhe katër fitore por që nuk ka pësuar asnjë humbje.

Në ndeshjen e radhës gjilanasit përballen në udhëtim tek Feronikeli. /Telegrafi/

Exit mobile version