Gjilani nuk ka arritur të ruaj epërsinë 1-0 ndaj Llapit dhe në fund barazuan 1-1.
Skuadra bardh e kuq zhvilloi një ndeshje të mirë por në fund nuk arriti t’i marrë pikët e plota.
Trajneri prishtinas ka thënë se gabimet i kushtuan skuadrës së tij.
“Kishim katër mundësi ideale për shënim brenda 20 minutave lojë”.
“Kemi avansuar me meritë, por në fund e bëmë gabimin e njëjtë të cilin e kemi bërë edhe në Pejë”.
“Më pas u dënuam nga penaltia dhe këtu mori çdo gjë sa i përket lojës, pasi nga ky moment nuk pati më shanse ideale për shënim”, deklaroi Morina. /Telegrafi/