Gjilani ka dështuar të fitojë si vendas ndaj Trepçës edhe pse llogaritej si favoritë.
Bardh e kuqtë luajtën pa gola 0:0, në një takim ku kishin disa raste të mira shënimi.
Trajneri Arbnor Morina, ka deklaruar se mos shfrytëzimi i rasteve iu hakmarrë skuadrës së tij, ndërsa ka ankesa edhe në gjyqtarë.
“Gjatë gjithë javës kemi folur se nuk do të jetë lojë e lehtë dhe kështu ndodhi. Sot dështuam në realizimin e rasteve dhe në të njëjtën kohë kemi mundur të dënohemi me disa kundërsulme”.
“Problemi ishte te mosrealizimi dhe përfundimi i ngathtë i aksioneve. Duhet të kërkojmë përmirësimin në duelet e ardhshme”.
“Lojtarët më thanë se ka ekzistuar edhe një penallti në fovorin tonë, por që nuk është akorduar. Natyrisht, për këtë nuk dua të komentoj, kjo është e gjyqtarëve”, përfundoi Morina. /Telegrafi/