Telegrafi

Morientes tifozëve të Realit: Mos e krahasoni Hazardin me Ronaldon, CR7 është i pazëvendësueshëm

Ish-ylli i Real Madridit, Fernando Morientes iu ka thënë tifozëve se nuk duhet të krahasojnë Eden Hazardin me Cristiano Ronaldon.

Ronaldo u largua në verën e vitit 2018 në drejtim të Juventusit dhe Morientes theksoi se portugezi nuk mund të zëvendësohen.

“Askush nuk mund të mbushë këpucët e Ronaldos.  Askush nuk është si Ronaldo”, ka thënë fillimisht Morientes për mediumit Efe.

Lexo po ashtu Pas prezantimit të Hazardit, këto janë dy formacionet e mundshme të Zidanet me belgun yll të skuadrës

“Hazard është një nga lojtarët më të mirë në botë, por Hazardi nuk mund të zëvendësojë Ronaldon”.

“Hazardit i duhet të përshtatet mirë me Real Madridin dhe të sjellë gjithçka që mundet, sepse ai është një lojtar shumë i talentuar”.

“Real Madridi kishte nevojë për një lojtar që mund të bënte një ndryshim në këtë pozitë”, përfundoi ish-sulmuesi spanjoll. /Telegrafi/