Telegrafi

Mori veturën zyrtare të Komunës së Pejës, ndalohet për 48 orë Valon Loxha

Valon Loxha i cili ditë më parë deklaroi se do të marrë dhe të shërbehet me secilën veturë në të cilën i gjen çelësat, kësaj radhe mori një veturë zyrtare të Komunës së Pejës.

Sipas informacioneve, Loxha e kishte marrë veturën zyrtare në oborrin e Komunës.

Ndryshe, Valon Loxha është arrestuar nga policia e Kosovës, ndërkaq me urdhër të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë.

Lexo po ashtu Momenti kur pejani merr çelësat e veturës zyrtare brenda komunës së Pejës

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Lidhur me këtë rast, me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar një person i dyshuar, për 48 orë”, tha Nikçi. /Telegrafi/