Site icon Telegrafi

Mori veturën në një autosallon dhe nuk e ktheu më, arrestohet e dyshuara në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia ka arrestuar një grua në Prishtinë, pasi e njëjta ka marrë një veturë në një autosallon dhe nuk e ka kthyer më.

Në njoftimin e bërë nga policia thuhet se gruaja është shtetase e Suedisë.

“Veternik, Prishtinë 29.05.2024 – 15:00. Me 31.05.2024 është arrestuar e dyshuara femër shtetas e Suedisë, pasi që e njëjta me 27.05.2024 në auto sallonin e ankuesit mashkull kosovar, i ka marr veturën me targa vendore dhe nuk ia ka kthyer”, thuhet në njoftim.

E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/

 

Exit mobile version