Site icon Telegrafi

Mori tri fitore të mëdha brenda shtatë ditëve, Pioli: Ishte një javë e shkëlqyer

Fituan derbin 2-1, mposhtë Lazion 4-0 në Kupën e Italisë dhe triumfuan ndaj Sampdorias 1-0.

Këto tri takime Milani i ka luajtur brenda shtatë ditëve dhe kanë marrë tri fitore shumë të rëndësishme, dy në kampionat dhe një në Kupën e Italisë.

Me fitoren e djeshme ndaj Sampit, Rossonerët e shohin vetën në krye të Serie A me 55 pikë, një më shumë se rivali lokal Inter që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka deklaruar se kanë pasur një javë të përsosur duke marrë tri fitore në tri ndeshje shumë të rëndësishme.

“Ishte një javë e përsosur. Na prisnin takime delikate dhe të vështira dhe rezultatet pozitive prej tyre janë një shenjë e shkëlqyer. Ka shumë ndeshje përpara, le të rikuperojmë energjitë tona dhe do të përgatitemi ndeshje pas ndeshjeje”, u shpreh Pioli.

Ai u pyet edhe për kreun e tabelës dhe që kanë një pikë më shumë se Interi, por Pioli qëndron me këmbë në tokë duke thënë se ndeshja e ardhshme ndaj Salerntinas është më e rëndësishmja.

“Gjëja më e rëndësishme është identiteti dhe ne e kemi atë, është gjëja më shpërblyese. Ne kemi objektivin tonë, kemi dy pikë më shumë se vitin e kaluar”.

“Do të jetë e vështirë, por ne do të mundohemi të përgatisim ndeshjen e radhës si ndeshjen më të rëndësishme”, tha Pioli. /Telegrafi/

Exit mobile version