Site icon Telegrafi

Mori makinën e nënës së saj pa e ditur ajo, 13-vjeçarja në SHBA godet me fatalitet dy burra të pastrehë

Një vajzë 13-vjeçare nga California në SHBA goditi me fatalitet dy burra pasi ia mbathi me makinën e nënës së saj, thanë autoritetet.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vajza nga qyteti Vista u ndal të premten në mbrëmje, por u largua me shpejtësi kur një oficer iu afrua makinës së saj.

“Atë që oficeri nuk e dinte në atë kohë, ishte se makina po drejtohej nga një vajzë 13-vjeçare nga Vista, e cila mori makinën e nënës së saj pa e ditur ajo”, tha Togeri Kevin Toth.

Adoleshentja më pas humbi kontrollin dhe u përplas me shkurre, ku po flinin dy burra.

Policia tha se ata besojnë se të dy burrat ishin të pastrehë.

Njëri u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes, derisa tjetri vdiq në një spital, sipas deklaratës.

Vajza dhe shoqja e saj, e cila kjo e fundit kishte qenë pasagjere, u arrestuan dhe iu dorëzuan më vonë prindërve të tyre.

Mbetet e paqartë nëse ato të dyja do të përballen me ndonjë akuzë. /Telegrafi/

Exit mobile version