Site icon Telegrafi

Moreno nuk shënon nga mesi i fushës edhe pse e kishte portën e zbrazët, shndërrohet sensacion në rrjetet sociale (Video)

Liverpooli fitoi me rezultat 0-1 ndaj West Bromwich Albion.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Roberto Firmino, por një rast të artë për të thelluar epërsinë e Reds e kishte Alberto Moreno në minutat e fundit të kohës shtesë.

Mbrojtësi spanjoll i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 90-të gjashtë një kundërsulmi kishte portën e zbrazët pasi portieri Ben Foster kishte dal në sulm.

Moreno gjuajti drejt portës, por topi shkoi afër shtyllës dhe normalisht që kjo dëshpëroi të gjithë.

Pas kësaj fitore Liverpoolit  vazhdon në vendin e tretë me 66 pikë, dy më shumë se Manchester City.

Me lojtarin tashmë kanë filluar shakatë në rrjetet sociale, duke thënë se ai paguhet 40 mijë funte në javë për ta humbur këtë rast. /Telegrafi/

Exit mobile version