Telegrafi

Morena vjen me një tjetër pozë provokuese nga Tajlanda

Morena Taraku (Foto: Instagram)

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, po vazhdon t’i shijojë pushimet në Tajlandë.

Ndërsa po qëndron prej ditësh atje, bukuroshja nga Peja nuk heziton që t’i mbajë  fansat sa më aktiv përmes postimeve që publikon në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka sjellë një tjetër imazh joshës në të zeza, përmes të cilit ka vënë në pah fizikun atraktiv.

E njëjta gjithashtu nga fotografia tregon se po relaksohet pranë ishullit, i njohur si “James Bond”.

“Ishulli James Bond, 007”, ka shkruar krahas imazhit 26-vjeçarja, ku pranoi një sërë komentesh nga miqtë dhe kolegët e natyrisht se edhe nga fansat e shumtë që numëron.

Lexo po ashtu Morena publikon një tjetër video nga Tajlanda duke vënë në pah të pasmet e saj

Morena veçse e ka dëshmuar se është njëra nga femrat më tërheqëse të estradës shqiptare.

Ndryshe, ka kohë që Taraku ka zhvendosur të gjitha aktivitetet e saj në Turqi dhe viteve të fundit ka qenë mjaft produktive në muzikë. /Telegrafi/