Telegrafi

Morena vazhdon të sjellë fotografi të reja, ndërsa duket magjepsëse

(Foto: Morena Taraku/Instagram/Norik Uka)

Morena Taraku ka vazhduar të jetë aktive në postimin e fotografive në rrjetet sociale.

Në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 680 mijë ndjekës, modelja e shndërruar në këngëtare këto ditë ka sjellë disa poza që kanë tërhequr vëmendje të madhe.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për MORENA TARAKUN

Gjatë kësaj fundjave, ajo është kujdesur sërish që të marrë vëmendje duke publikuar një fotografi me një xhaketë lëkure të hapur përpara, derisa nën të i shihet tatuazhi.

(Foto: Morena Taraku/Instagram/Norik Uka)

“Fantazi vs. Realitet”, është përshkrimi i kësaj fotografie.

Në një tjetër imazh, krahas atraktivitetit, Morena e ka vënë në plan të parë fytyrën e saj.

(Foto: Morena Taraku/Instagram/Norik Uka)

Ditë më parë, ajo i publikoi disa fotografi, në të cilat kishte pozuar nga vaska para fotoaparatit të Norik Ukës.

Padyshim se pozat e tilla nuk mund ta lënë askënd indiferent dhe disa sosh jua sjellim më poshtë. /Telegrafi/

(Foto: Morena Taraku/Instagram/Norik Uka)

 

(Foto: Morena Taraku/Instagram/Norik Uka)

 

(Foto: Morena Taraku/Instagram/Norik Uka)