Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, së fundmi ka qenë e përfolur për faktin që ka bërë disa ndryshime në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo ka hequr të gjithë familjarët dhe shoqërinë nga lista e ndjekësve, duke ndjekur kështu vetëm llogarinë e qenit të saj, të cilin e menaxhon vet ajo.
Pasi mediat raportuan një gjë të tillë, Morena e shpërndau në InstaStory një lajm të tillë, duke thënë fillimisht se po i pëlqen që mediat e kanë vërejtur një gjë të tillë.
Taraku më tej ka shkruar arsyet që kanë çuar deri në ndjenje të vetëm një llogarie, në rrjetin social Instagram, në të cilin ajo vet ndiqet nga mbi 940 mijë persona.
“Por pasi jeni kaq te kujdeshem ndaj meje do jap edhe une pak shpjegim per ju…@boo_moi me besoni eshte miku me real dhe me besnik qe kam, keshtu qe vendosa ta bej te famshem @boo_moi parase gjithe ata qe perkraha deri sot”, ka shkruar Morena.
Fotografitë e shpeshta që publikon me qenin e saj në rrjetet sociale, kanë treguar se bukuroshja nga Peja është shumë e lidhur me kafshët shtëpiake. /Telegrafi/