Morena Taraku dhe Sabri Fejzullahu janë në përgatitje të një bashkëpunimi të ri muzikor.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, modelja dhe këngëtarja ka bërë të ditur se do të sjellë një duet me ikonën e muzikës shqipe.
“Dashni” pritet të jetë titulli i këngës së re dhe në bazë të asaj që ka shkruar Morena, “do të vijë së shpejti”.
Bukuroshja e ka publikuar edhe një fragment nga videoja muzikore që do ta shoqërojë këtë këngë.
Projekti është prodhim i Max Production që e ka xhiruar edhe videoklipin.
Morena ka qenë shumë e përfolur në muajt e fundit për jetën personale, ndërkohë që imazhet e publikuara në rrjetet sociale, gjithmonë marrin vëmendjen e fansave.
Por, sa i përket karrierës muzikore, projekti i fundit që ka lansuar ka qenë bashkëpunimi me DJ PM dhe DJ Dagz, “Femnat”.
“Urime shpirti jem” mban titullin kënga më e fundit e këngëtarit të mirënjohur të skenës muzikore shqiptare, Sabri Fejzullahu.
Është fjala për një baladë të interpretuar për mrekulli nga autori i shumë hiteve. /Telegrafi/