Telegrafi

Morena Tarakut i dalin të brendshmet teksa fotografohet para pasqyrës

Foto: Morena Taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, është gjithmonë shumë e komentuar për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Shkas për këtë bëhen në të shumtën e rasteve imazhet provokuese që ajo ndan me ndjekësit.

Së fundmi, Morena publikoi një tjetër fotografi ngacmuese për fansat e saj në llogarinë zyrtare në Instagram.

Këtë herë, ajo ka pozuar para pasqyrës, duke vënë në pah pjesën e pasme të trupit dhe linjat atraktive trupore.

Taraku ka rrëmbyer vëmendjen e fansave me paraqitjen eksplicite tek pjesa e të pasmeve, ku ka shfaqur pjesën e hapur, ku i dukeshin edhe tangat.

“Të njëjtat buzë që flasin për mua, janë të njëjtat që puthin prapanicën time”, ka shkruar Morena në mbishkrimin e fotografisë në Instagram.

Morena shquhet për paraqitje të tilla, me çka arrin që gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/