Telegrafi

Morena Taraku zhvishet gjatë pushimeve dhe tregon të pasmet

Foto: Morena Taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, çdo herë e më shumë po rrëmben vëmendjen me postimet provokuese në rrjetet sociale.

Thuajse çdo ditë, ajo ndan me ndjekësit imazhe nga jeta e saj luksoze në Stamboll, vend në të cilin tashmë jeton prej kohësh.

Së fundmi, Taraku ka nisur pushimet në Belek, gjersa ka ndarë me fansat disa fotografi atraktive në bikini.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Në fotografinë e fundit, modelja shfaqet duke u zhveshur në pjesën e poshtme, teksa vë në pah të pasmet atraktive.

“E humbur në parajsë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.

Përndryshe, “Swag” mban titullin kënga e saj më e fundit, e cila është pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/