Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, po e shijon në maksimum jetesën në Stamboll të Turqisë.
Ajo është zhvendosur atje prej më shumë se një viti, ndërsa ka përqendruar atje të gjitha aktivitetet e saj.
Javë më parë, Morena bëri të ditur edhe se ka blerë vilë luksoze në Stamboll, ndërsa ofroi për fansat e saj një pamje të jashtme të saj.
Ndërsa së fundmi, Taraku ka publikuar në InstaStory disa imazhe nga ambientet luksoze në brendësi të saj.
Në të njëjtën kohë, ajo në imazhin pasues ka treguar edhe se shtëpia e saj luksoze është e pajisur edhe me pishinë dhe oborr luksoz.
Morena përndryshe është e njohur për jetën e saj luksoze që bën, gjë e cila është komentuar shpesh nga mediat dhe fansat e saj. /Telegrafi/