Morena Taraku ka publikuar ditë më parë këngën e saj më të re “Swag”, e cila është pritur mirë nga fansat.
Skenat provokuese në klip bënë që modelja të përflitej dhe të rrëmbente edhe më shumë vëmendjen e mediave.
Jo të pakta janë edhe imazhet provokuese që Taraku ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft e ndjekur.
Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi, teksa ka hedhur në Instagram një fotografi ku shfaqet duke pozuar me xhaketë, ndërsa nuk ka të veshur fare reçipeta.
Duke vënë në pah gjoksin e saj atraktiv, Morena bëri që e gjithë vëmendja e fansave të kthehet nga kjo pozë e saj.
“Thjeshtë e dashuruar me xhaketën time Louis Vuitton”, ka shkruar Taraku në këtë fotografi.
Përndryshe, ajo tash e sa kohë është zhvendosur në Stamboll të Turqisë për të jetuar. /Telegrafi/