Telegrafi

Morena Taraku vendos në dhëmbë protezë prej ari

Foto: Morena Taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, shpesh komentohet për jetën e saj luksoze që bën.

tash e një kohë, ajo është zhvendosur në Stamboll dhe jeton atje e vetme, në një vilë luksoze të cilën e ka blerë kohë më parë.

Morena vazhdon të jetë shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, në një ‘selfie’ të realizuar para pasqyrës dhe të ndarë me fansat në InstaStory, Taraku ka treguar për protezën e arit që ka vendosur në dhëmbët e saj.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

Kështu dhëmbët e saj dukeshin plot shkëlqim dhe më tërheqës.

Kujtojmë se “Swag” mbetet projekti i saj i fundit muzikor, që e solli muaj më parë dhe që u prit shumë mirë nga fansat e Morenës. /Telegrafi/