Site icon Telegrafi

Morena Taraku vë në pah linjat joshëse në veshjen e ngushtë dhe me shumë stil

Ish-Missi dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale ku vetëm në Instagram numëron mbi 1.4 milionë ndjekës.

28-vjeçarja nuk i kursen postimet dhe imazhet që gjithmonë rrëmbejnë vëmendje, ashtu siç ka ndodhur edhe së fundmi.

Morena postoi në fotografi në të cilën vuri në pah fizikun e faj të formësuar, teksa shihet e veshur në një trupore ngjyrë gri.

Me një makijazh të lehtë në fytyrë dhe flokë e gjata të zeza në formë të valëzuar, këngëtarja dukej në formë të mrekullueshme dhe tejet atraktive.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Morena Taraku

Zeshkania bukuroshe pranoi komplimente të shumta nga ana e fansave dhe miqve të saj në hapësirën e komente.


Ndryshe, kujtojmë që prej vitesh Morena është largua nga Kosova për të vazhduar jetën në Stamboll aty ku edhe ka krijuar një biznes.

Ndërkohë, mbetet e përfolur edhe për jetën e saj personale, kohë më parë u tha se ka filluar një lidhje romantike me këngëtarin turk, Berdan Mardin, po që të dyja palët kanë heshtur lidhur me këtë. /Telegrafi/

Exit mobile version