Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, është gjithmonë shumë e përfolur për paraqitjet e saj.
Ajo është aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.
Morena ka treguar gjithmonë se është një “fanatike” e ushtrimeve, dhe kujdeset që të shkojë me rregull në palestër, në mënyrë që të jetë sa më në top formë.
Dhe si rrjedhojë e përkushtimit të saj, ajo ka arritur që të ketë një trup të definuar dhe të lakmueshëm nga çdo femër.
Së fundmi, bukuroshja me prejardhje nga Peja ka publikuar në InstaStory një video, duke vënë në pah muskujt e formësuar të barkut.
Vathi në kërthizë dhe rrezet që ka marrë i japin një pamje edhe më provokuese trupit të këngëtares dhe modeles, e cila është shumë e komentuar në rrjetet sociale.
Morena përndryshe ka tash e sa vite që ka zgjedhur destinacion të jetës së saj Turqinë, me ardhje të herë pas hershme në Kosovë. /Telegrafi/