Është një ndër emrat më të lakuar në rrjetet sociale e po ashtu edhe në faqet rozë.
Jeta luksoze, projektet muzikore e po ashtu edhe fiziku i jashtëm – janë disa nga gjërat për të cilat përflitet gjatë tërë kohës këngëtarja Morena Taraku.
Artistja nga Peja numëron mbi një milion ndjekës vetëm në Instagram, teksa kësaj radhe ka ndarë një tjetër imazh provokues.
27 vjeçarja shfaqet në në një palë bikini të zeza ndërsa pozon nga mbrapa duke vënë më në fokus të pasmet.
“Shi”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.
Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë mjaft pozitive, duke e përgëzuar për linjat trupore.
Morena këto ditë është duke kaluar një kohë të mirë në vendlindje, pasi prej disa vitesh është zhvendosur në shtetin turk. /Telegrafi/