Site icon Telegrafi

Morena Taraku vazhdon të sjellë poza ngacmuese, duke vënë në pah të pasmet e saj

Ajo është e ndjekur tanimë nga hiç më pak se një milion ndjekës vetëm në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Dhe këngëtarja e modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, nuk heziton që të ndajë me fansat imazhe dhe video të ndryshme, duke mos munguar pozat ngacmuese në profilin e saj.

E tillë është edhe kjo që publikoi së fundmi, derisa po shijon akoma pushimet në vendin e famshëm ekzotik – Tajlandë.

Ndonëse shquhet për linjat trupore dhe si njëra nga artistet që i kushton kujdes të madh fizikut të saj, Taraku edhe këtë herë ka vënë në pah të pasmet atraktive.

“Emri i tij ishte Choo. Ai ishte shumë i lezetshëm, elefant”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos që pozon sipër elefantit.

Lexo po ashtu Arrin një milion ndjekës në Instagram, Morena shpërblen fansat me një fotografi provokuese nga pushimet në Tajlandë

Ndërkaq, reagimet nga fansat, miqtë dhe kolegët e saj ishin të shumta, duke e përgëzuar për dukjen joshëse.

Morena aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Missed Call” që mblodhi plot një milion klikime në kanalin zyrtar, YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version