Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka bërë një urim të veçantë me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ajo ka vendosur që për fansat e saj në InstaStory, të shpërndajë një fotografi të presidentit historik të Kosovës, të ndjerit Ibrahim Rugova.
“13 vjet shtet”, ka shkruar Morena në mbishkrimin e kësaj fotografie, me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Taraku përndryshe prej vitesh jeton larg Kosovës, pasi është shpërngulur në Stamboll të Turqisë, ku ka zhvendosur të gjitha aktivitetet e saj atje.
Së fundmi, ajo solli një bashkëpunim me reperin Fero, të titulluar “Money”, që u prit shumë mirë nga fansat e të dy palëve.
Për suksesin e këngëtares dhe modeles së njohur kanë raportuar së fundmi edhe mediat turke, duke dedikuar artikujt të veçantë, ku potencohet se nga Stambolli, Morena po synon tregun ndërkombëtar. /Telegrafi/