Telegrafi

Morena Taraku uron një ditë me vonesë Sabri Fejzullahun për ditëlindje: Të dua shumë babushi im i dytë

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu festoi të mërkurën ditëlindjen e 73-të.

Urimet e shumta nga fansat, kolegët e familjarët nuk munguan, teksa duket se edhe një ditë pas befasitë e shumta nuk mungojnë për artistin e njohur.

Kësaj radhe ka qenë këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, e cila ka një lidhje shumë të veçantë me çifti Sabri dhe Nera Fejzullahu.

Lexo po ashtu Urimi i veçantë i Ermalit në ditëlindjen e 73-të të Sabriut: Urime i pazëvendësueshmi i Shqiptarisë

Morena publikoi një imazh të Sabriut në InstaStory, duke thënë se ajo zgjodhi sot (e enjte) një ditë me vonesë, për t’i uruar ditëlindjen atij që ajo e quan baba të dytë.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

“E sot ta uroj unë ditëlindjen dhe t’i uroj edhe shumë e shumë vite të bukura ashtu si e ke shpirtin e zemrën…Të dua shumë babushi jem i dytë Sabri Fejzullahu”, ka shkruar Morena Taraku në urimin e saj në InstaStory.

Më pas, e njëjta ka ndarë me ndjekësit edhe një fotografi të këngëtarit dhe bashkëshortes së tij, Nerës. /Telegrafi/

Foto: Morena Taraku/InstaStory