Telegrafi

Morena Taraku tregon si duket nga brenda dhoma e gjumit, në rezidencën e saj luksoze në Turqi

Foto: Morena Taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, tash e sa kohë është zhvendosur në Turqi.

Ajo ka blerë një rezidencë luksoze në Stamboll – qytet ky në të cilin bukuroshja ka zhvendosur të gjitha aktivitetet e saj.

Morena është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan herë pas here me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e aj e re në shtetin turk.

Së fundmi, Morena ka prezantuar për fansat dhomën e saj të gjumit, e cila duket të jetë mjaft luksoze.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Në një video të ndarë me ndjekësit në InstaStory, taraku ka bërë të ditur për enterierin ekstravagant që ajo ka preferuar të ketë në dhomën ku fle.

Ndërkohë, nga pamja e jashtme mund të vërehet pishina, i cili është një element që nuk i mungon rezidencës së saj luksoze. /Telegrafi/