Site icon Telegrafi

Morena Taraku tregon dhomën e veshmbathjeve: Dollapi im, më i madh se shtëpia jote

Foto: Morena Taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur ,Morena Taraku, komentohet gjithmonë për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Ajo shquhet për jetën luksoze që bën në Stamboll të Turqisë, ku është zhvendosur prej vitesh.

Morena së fundmi publikoi për ndjekësit e saj disa fotografi nga dhoma e saj e gardërobës, e cila duket të jetë gjigante dhe e mbushur me veshje luksoze të këngëtares.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

Në veçanti, Taraku vuri në dukje koleksionin e saj të këpucëve të shtrenjta, që duket të jetë këndi i preferuar i saj në garderober.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

Në fotografinë e ndarë me një milion ndjekësit e saj në Instagram, Morena shkroi dukej mjaft atraktive në të bardha, teksa në mbishkrimin e saj u bënte “diss” atyre që e kanë zili”.

“Përshëndetje 911…ata po vdesin, ëndërr, dollapi im është më i madh se shtëpia jote”, janë disa nga fjalët që Morena ka shkruar me hashtag në mbishkrimin e fotografisë në Instagram.

Ajo u ka premtuar fansave se shumë shpejt do të publikojë albumin e saj të ri, teksa ende po e shijon suksesin e këngës së saj më të fundit “F*ck your location”. /Telegrafi/

Exit mobile version