Modelja dhe këngëtarja e njohur Morena Taraku vazhdon të jetë një prej emrave më të lakuar në mediat rozë.
Shkak për këtë bëhen postimet e saj të shpeshta në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.
Së fundmi, ajo ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet duke bërë hedhje me litar.
Ajo ka treguar aftësitë e mira që ka në gjimnastikë, ushtrime të cilat i praktikon çdo herë në palestër.
Fakti që ajo ka një trup tërheqës dhe linja të lakmueshme, tregojnë për përkushtimin e saj maksimal që ajo ka në fitnes.
Morena Taraku vazhdon të jetë njëra ndër blogeret shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale. /Telegrafi/